Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës. Tahiri tha se PDK-ja do ta mbështesë çdo hap që çon përpara procesin dhe mundëson funksionalizimin e institucioneve. “Ne jemi gati për çdo veprim, si rezultat i mbështetjes së…

Lajme

23/09/2026 08:28

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se PDK-ja do ta mbështesë çdo hap që çon përpara procesin dhe mundëson funksionalizimin e institucioneve.

“Ne jemi gati për çdo veprim, si rezultat i mbështetjes së përbashkët të ligjit dhe agjendës së përbashkët të katërshes, që janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë”, deklaroi Tahiri.