Tahiri: Edi Rama në Serbi nuk foli në emër të Kosovës
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka folur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Forumin për Siguri në Beograd ku ka debatuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.
Lajme
“Ne i besojmë Qeverisë së Shqipërisë, ata kanë njohur pavarësinë tonë, ka lobuar për njohje. Sa unë e kam parë Edi Rama nuk ka folur në emër të Kosovës. Ai ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne jemi sovran, këtë e din edhe Shqipëria edhe Serbia”.
Tahiri ka deklaruar kështu në një lidhje telefonike në Info Magazine në Klan Kosova ku ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Rama ka obligime ndaj Kosovës.
“Edi Rama mendoj ka obligime ndaj Kosovës, të punojë që t’i sjell njohje dhe ta përfaqësojë Kosovën aty ku ne nuk jemi prezent. Ne jemi sovran kemi institucionet tona”.