Tahiri e paralajmëron Abdixhikun se nesër do t’i publikoj faktet: Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij!
Kandidati i LDK-së për komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka paralajmëruar kryetarin e partisë së tij, Lumir Abdixhiku se nesër do t’i publikoj faktet sa i përket çështjes së lidhjes së koalicionit të tij me VV-në në këtë komunë, për balotazh. Abdixhiku në Debat Plus sonte tha se LDK nuk e njeh atë marrëveshje…

Lajme
Kandidati i LDK-së për komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka paralajmëruar kryetarin e partisë së tij, Lumir Abdixhiku se nesër do t’i publikoj faktet sa i përket çështjes së lidhjes së koalicionit të tij me VV-në në këtë komunë, për balotazh.
Abdixhiku në Debat Plus sonte tha se LDK nuk e njeh atë marrëveshje të Tahirit dhe se ajo është bërë pa miratimin e partisë, transmeton lajmi.net.
Por, e gjithë kjo dramë brenda LDK-së pritet të vazhdoj edhe nesër. Kështu ka paralajmëruar Tahiri në postimin e fundit.
“Për të vërrtetën, me fakte, për marrëveshjet nën tavolinë dhe çdo gjë tjetër, nesër mrama në Kanal 10, ora 21:00h. Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij!”, u shpreh ai në postimin e tij./lajmi.net/