Tahiri: Dilni në rrugë dhe protestoni për drejtësi, punë dhe zhvillim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, iu ka bërë thirrje të rinjve që të protestojnë për të drejtat e tyre.

Lajme

07/04/2019 23:34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka thënë se politika është ajo e cila që nga viti 2000 e deri më sot e ka pushkatuar ardhmërinë e të rinjve dhe studentëve të vendit, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri iu ka bërë thirrje të rinjve që të dalin e të protestojnë për të drejtat e tyre.

Sipas tij, të gjitha premtimet që janë bërë për punësim kanë qenë vetëm premtime boshe.

Postimi i plotë i Tahirit pa ndërhyrje:

Jeta e të rinjëve dhe e studentëve që nga viti 2000 e deri më sot në vitin 2019 , ku siq duket politika e vendit po e pushkaton ardhmerinë saj!

Shpresat ZERO për një jetë të mirë!

Çdo i dyti djalë apo vajzë tregon dëshpërimin që kanë ndaj politikës ndervite që ka ndodhur në këtë vend!

Premtime boshe!

Nga ato 200.000 e 150.000 vende pune të cilat nuk i perjetoi askush!!!

Nëse vertetë do të ndodhë një dalje e pa kontroluar e rinisë drejtë rrugëve të Evropës, lirisht mund ta quajmë se ne si klasë politike po bëjmë pushkatimin e Rinisë!

Koha do na denojë.

Deklarata e ish Ushatarit të UÇK-së , Z . Xhevdet Qeriqit, se do të lëshojë Kosovën , për faktin se kētu kanë vdekur shpresat, dhe deshperimi i rinisē, kjo tregon gjendjën e këtij vendi!

Duhet vedisuar dhe duhet të zgjohet intelegjenca e rinisë dhe të mirreni me gjendjen tuaj!

Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotsoni deshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë.

Me shpresë për një jetë më të mirë dhe i gatshëm në çdo lobim të semirës, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë. /Lajmi.net/