Tahiri: Seanca për Presidentin është “tentim grusht-shteti” – sulm i rëndë ndaj rendit kushtetues

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “tentim grusht-shteti” seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit, e mbajtur pavarësisht mungesës së kuorumit. Tahiri ka deklaruar se zhvillimet në Kuvend përbëjnë, sipas tij, shkelje serioze të rendit kushtetues dhe rrezik të drejtpërdrejtë për demokracinë në vend. “Është…

Lajme

27/04/2026 22:25

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “tentim grusht-shteti” seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit, e mbajtur pavarësisht mungesës së kuorumit.

Tahiri ka deklaruar se zhvillimet në Kuvend përbëjnë, sipas tij, shkelje serioze të rendit kushtetues dhe rrezik të drejtpërdrejtë për demokracinë në vend.

“Është një gabim i madh. Sot është bërë një shkelje e madhe kushtetuese. Ajo që sot kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes ndërmori, është pa asnjë dyshim një goditje e rëndë ndaj rendit kushtetues”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit, kjo situatë përbën një nga shkeljet më serioze në vend, duke e cilësuar si “tentim grusht-shteti” dhe “sulmin më të madh ndaj shtetit”.

Ai paralajmëroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ndërmarrë hapa konkretë politikë dhe institucionalë për të parandaluar, siç tha, situata të ngjashme dhe për të mbrojtur rendin kushtetues të Kosovës. /Lajmi.net/