Tadic bëhet vetëm lojtari i nëntë që vlerësohet me notën 10 nga L’Equipe

Të martën mbrëma, Ajax ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në ‘Santiago Bernabeu’, duke eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

Sport

06/03/2019 18:44

Ajax shënoi katër gola në Madrid, për fitore të thellë prej 1:4.

Merita të mëdha në këtë fitore kishte sulmuesi Dusan Tadic, që përveç dy asistimeve arriti të shënonte edhe një gol.

Për paraqitjen kundër Real Madridit, Tadic u vlerësua me notën 10 nga revista franceze L’Equipe, përcjell ‘lajmi.net.

Tadic ishte lojtari i vetëm që u vlerësua me notën 10 nga revista franceze, ndërsa bëhet vetëm lojtari i nëntë në histori të kësaj reviste që vlerësohet me notë maksimale.

Emrat e lojtarëve të vlerësuar me notë maksimale nga L’Equipe:

Dusan Tadic (Real Madrid 1:4 Ajax, 2019)

Neymar (PSG 8:0 Dijon, 2018)

Carlos Eduardo (Guingamp 2:7 Nice, 2014)

Roberto Lewandowski (Borussia Dortmund 4:1 Real Madrid, 2013)

Lionel Messi (dy herë) (Barcelona 4:1 Arsenal/2010/, Barcelona 7:1 Bayer Leverkusen/2012/)

Lars Windfled (Nantes 0-1 Aarhus, 1997)

Oleg Salenko (Rusia 6:1 Kamerun, 1994)

Franck Sauzee (Francë 3:0 Greqi, 1998)

Bruno Martini (Francë 3:0 Greqi, 1988)./Lajmi.net/