Tacchinardi këshillon Juventus: Shiteni Ramsey dhe Rabiot, blini Pogban

Ish lojtari i Juventus, Tacchinardi, ka dhënë një këshillë për ‘Zonjën e vjetër’.

Sport

16/05/2020 18:16

Me merkaton e verës që po afron, Juve pritet të jetë një nga skuadrat më aktive, me synimin më të madh për të përforcuar mesfushën.

Një këshillë sa i përket këtij reparti ka edhe Alessio Tacchinardi, i cili dikur luante me fanellën e ‘Biankoneri’.

Ai beson se ish skuadra e tij duhet të largojë dy lojtarë  në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Paul Pogba.

“Për të transferuar Pogba, unë do t’i largoja Rabiot dhe Ramsey”, ka thënë Tacchinardi, transmeton lajmi.net.

Rabiot ka qenë lojtari më pak i aktivizuar nga Maurizio Sarri dhe ishte e kuptueshme pse emri i tij u fut në atë fjali. Mirëpo, Tacchinardi ka dhënë shpjegime edhe për Ramsey.

“Edhe uellsiani ka treguar disa shenja të dobëta gjatë ndeshjeve të fundit”, ishin fjalët e ish anëtarit të Juves.

Rabiot është lidhur me një kalim të mundshëm në Premierligë kohëve të fundit, kurse edhe Pogba si gjithnjë lidhet me largimin nga United. Skuadrat mund të pajtohen për ndonjë shkëmbim eventual. /Lajmi.net/