Tabela e Premierligës nëse do llogariteshin vetëm ndeshjet e vitit 2020

Marrë parasysh vetëm vitin 2020, Premierliga ka disa ndryshime në renditje në krahasim me fillimin e sezonit në gusht të vitit të kaluar.

Sport

05/02/2020 10:28

Duke pare vetëm gjashtë lojët e zhvilluar në muajin janar në një tabelë të bërë nga The Sun, Manchester United gjendet në pozitën e rënies nga kategoria.

Djajtë e Kuq në këtë hark kohor kanë më shumë lojë sesa pike të grumbullara (5 ndeshje, 4 pikë). Që prej fitorës 0-2 kundër ekipit tjetër nga Manchesteri, Manchester Cityt, 20 herë kampionët e Anglisë nuk kanë arritur t’i arkëtojnë tre pike në një ndeshje të Premierligës, transmeton lajmi.net.

Ashtu si edhe 2019-ta edhe ky vit i ri flet në favor të Liverpoolit, i cili në gjashtë ndeshje të zhvilluara i ka të gjitha fitore, me çka tregon se është favorit absolut për të trumfuar në kampionatin anglezë sivjet.

Të Kuqtë kanë një ecuri fantastike gjatë këtij sezoni. Ata kanë lëshuar vetëm 2 pikë në barazimin kundër Manchester United në ‘’Old Trafford’’.

Edhe për Arsenalin dhe Chelsean renditja ndryshon. Topçinjtë gjenden në vendin e 6-të gjatë kësaj kohe, pozitë kjo shumë më e lartë sesa tabela e tërë sezonit. Për Blutë është e rezervuar pozita e 12-të me vetëm gjashtë pike të grumbulluara në këtë njëmujor.

Në këtë pasqyrë nuk befason City i Guardioles, ata gjenden në pozitën e dytë ashtu edhe siç pritej. Citizens janë larg liderit plot tetë pikë, diferencë kjo shumë më e ulët sesa ajo e komplet sezonit (21 pikë).

Për të parë se si do të mbyllet renditja, duhet ta presim fundin e sezonit i cili përfundon me 15 maj. Edhe pse ende s’e ka siguruar matematikisht vendin e parë, askush më nuk dyshon se Liverpooli do të trimfojë në këtë kompeticion, ndërsa mbetet të shihet se si do të jetë top katërshja. /Lajmi.net/