Taarabt: Milani s’ia ka frikën Atleticos

Adel Taarabt insiston se Milani nuk ia ka frikën Atletico Madridit, para ndeshjes së kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Gjiganti italian do të mundohet të bëjë gjithçka për ta përmbysur golin e vonshëm të Diego Costas, të shënuar në San Siro javë më parë, në ndeshjen e dytë, që do…

Sport

10/03/2014 15:20

Adel Taarabt insiston se Milani nuk ia ka frikën Atletico Madridit, para ndeshjes së kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Gjiganti italian do të mundohet të bëjë gjithçka për ta përmbysur golin e vonshëm të Diego Costas, të shënuar në San Siro javë më parë, në ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet të martën mbrëma në Vicente Calderon.

Rossonerëve iu nevojitet çfarëdo fitore, përpos 1:0, për të shkuar në çerekfinale. E për këtë beson edhe përforcimi i janarit i ekipit italian.

“Ne është dashur të fitonim në San Siro. Ka mundur të ishte 2:0 për ne, por ishim të pafat”, ka thënë ish futbollisti i QPR’së dhe Fulhamit për televizionin zyrtar të klubit.

“Të martën ne nuk do të kemi frikë të përballemi me Atletico Madridin. Ata kanë ekip të fortë dhe gjenden në pozitën e dytë në ligën spanjolle, por Liga e Kampionëve është një kompeticion tjetër”, vazhdoi ai.

“Në San Siro ne e vërtetuam se mund të dominojmë. Nuk shoh arsye se përse nuk mund ta bëjmë të njëjtën gjë edhe në Madrid”, përfundoi ai. Skuadra e Clarence Seedorfit i ka humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A, duke mbetur në pozitën e dhjetë në tabelë.