Szczesny: Pogba dhe Di Maria do ta ndihmojnë skuadrën e re

Wojciech Szczesny pret një kontribut të madh nga Paul Pogba dhe Angel Di Maria te skuadra e Juventus. Juventus ka bërë një merkato mjaft të mirë këtë verë, duke siguruar nënshkrimet e dy yjeve, Angel Di Maria e Paul Pogba. Për transferimet në fjalë ka folur edhe portieri i ‘Zonjës së Vjetër’, Szczesny, i cili…

Sport

25/07/2022 17:56

Wojciech Szczesny pret një kontribut të madh nga Paul Pogba dhe Angel Di Maria te skuadra e Juventus.

Juventus ka bërë një merkato mjaft të mirë këtë verë, duke siguruar nënshkrimet e dy yjeve, Angel Di Maria e Paul Pogba.

Për transferimet në fjalë ka folur edhe portieri i ‘Zonjës së Vjetër’, Szczesny, i cili beson se përvoja e dyshes në fjalë do t’i ndihmojë shumë pjesës së re të skuadrës së Juventus.

“Kemi një skuadër goxha të re në përgjithësi, kështu që lojtarët tanë të rinj mund të mësojnë shumë nga ata”, ka thënë Szczesny, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë aftësi të shkëlqyera dhe do t’i japin skuadrës një kontribut të madh në fushë”, shtoi polaku.

Juventus deri në fund të merkatos do të punojë edhe për transferimin e Nicolo Zaniolo, për të përforcuar edhe më shumë anën ofensive. Alvaro Morata është po ashtu në listën e dëshirave të Maxi Allegri. /Lajmi.net/