​Szczesny: Jam falënderues për Barcelonën, duhet të vendos për të ardhmen

Pasi ka pasur më shumë paraqitje pozitive me Barcelonën, Wojciech Szczesny ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij me klubin Blaugrana, shkruan ANSA. “Ndoshta shumë shpejt do të jetë koha për të marrë një vendim për të ardhmen time. Tani gjëja më e rëndësishme është të përqendroj të gjithë energjinë time fizike dhe mendore…

Sport

18/03/2025 21:31

Pasi ka pasur më shumë paraqitje pozitive me Barcelonën, Wojciech Szczesny ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij me klubin Blaugrana, shkruan ANSA.

“Ndoshta shumë shpejt do të jetë koha për të marrë një vendim për të ardhmen time. Tani gjëja më e rëndësishme është të përqendroj të gjithë energjinë time fizike dhe mendore në ndeshjet e ardhshme. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë”, tha portieri polak 34-vjeçar në një intervistë për “Eleven Sports”.

“Nuk mund të ankohem për fatin tim. Duhet të jem shumë falënderues për mënyrën se si më ka trajtuar. Të luash për Barça është një gjë shumë emocionuese, sepse luan futboll shumë të bukur, diçka krejt ndryshe nga ajo që kam përjetuar deri tani”, shtoi Szczesny.