Syzet e mençura nga ‘North Focals’, tashmë nuk keni nevoj ta keni telefonin me vete

E ardhmja është këtu.

Auto & Tek

30/08/2019 16:57

Kompania kanadeze “North Focals” e mbështetuar nga ‘Intel Capital, Spark Capital dhe ‘Amazon Alexa Fund” me më shumë se 200 milionë dollarë në fond, kanë krijuar syzet e mençura.

Prioriteti i tyre i parë ka qenë gjithmonë kjo, të krijojnë një palë syze, dhe pastaj të i mbushin ato me teknologji, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.ne.

“The focals” janë teknologji e shtuar (AR), por ato nuk janë të fokusura në lojëra apo edhe në konsum të përmbajtjes. Ky produkt është dizajnuar që të i lëviz njoftimet nga telefoni juaj tek fytyra juaj. Është pak si orat e mençura të Apple, por në fytyrën tuaj.

Këto njoftime përfshijnë datën dhe kohën, motin, tekstet, njoftimet e tjera, si email, lajmet, rezultatet e sportit e të tjera.

Tani syzet e mençura tani kanë një funksion të ri, tani ofrojnë mundësinë të hyni në çdo njoftim që iu vjen.

Ky funksion do ia bëjë më të lehtë që të vareni tek syzet e juaja pa pasur nevojë ta nxirrni telefonin nga xhepi juaj. Kjo me të vërtet që është e ardhmja. /Lajmi.net/

YouTube player