Synimi i artistëve shqiptarë për të depërtuar në tregun ndërkombëtar
Tregu muzikor shqiptar për shumë emra të muzikës duket se është shumë i vogël për karrierën e tyre.
ShowBiz
Madje, dëshira për ta treguar talentin në muzikë ka bërë që shumë prej tyre ta synojnë tregun botëror ndërkombëtar muzikor, shkruan lajmi.net
E duke qenë se teknologjia e ka lehëtësuar këtë pjesë, mundësitë e tyre veç sa janë rritur më shumë.
Forma më e mirë për të bërë një depërtim të tillë, është realizimi i këngëve në gjuhën angleze.
Era Istrefi, Elvana Gjata e Dafina Zeqiri janë vetëm disa nga emrat e njohur shqiptarë që kanë bërë një gjë të tillë.
E njëjtë si ta, po provojnë edhe Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Miriam Cani me Alban Skenderaj, veçse këta kanë gjetur një formë tjetër për ta bërë këtë.
Si Arielna e Elhaida, ashtu edhe Miriami dhe Albani po lansojnë këngë shqip, e më pas po e bëjnë versionin anglisht.
Arilena pati publikuar këngën ‘Nëntori’ në gjuhën shqipe, pastaj solli dhe ‘I’m sorry’ në gjuhën angleze.
Edhe Elhaida bëri të njëjtën gjë, pasi në shqip e këndoi këngën ‘E ngrirë’ ndërsa ditë më vonë solli të njëjtën këngën në gjuhën angleze me titull ‘Amazing’.
Këtë stil po e përdorin edhe Miriami dhe Albani. Dyshja e skenës kanë lansuar këngën ‘Dhurata’ si dedikim për vajzën e tyre Amelia. E përmes një fotografie të hedhur në Instagram, Miriam ka konfirmuar se këtë këngë do e sjellin edhe në gjuhën angleze me titull “More than a Song”, shkruan lajmi.net
Si do që të jetë, urojmë që kjo përpjekje e tyre të jetë realizim e të mos mbetë vetëm një tentativë!/Lajmi.net/