Syla: Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së – shteti po shkon duke u shkëputur nga lufta që e solli lirinë
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar në lidhje me rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit. Syla, i zhgënjyer, tha se gjysmë milioni vota janë kundër UÇK-së, duke aluduar në rezultatin e VV-së, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së. Një listë pa asnjë vlerë kombëtare fitoi përballë…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar në lidhje me rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit.
Syla, i zhgënjyer, tha se gjysmë milioni vota janë kundër UÇK-së, duke aluduar në rezultatin e VV-së, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së.
Një listë pa asnjë vlerë kombëtare fitoi përballë tri listave të tjera, të mbushura me atdhetarë, patriotë, udhëheqës lufte dhe luftëtarë të dëshmuar.
Një listë që për pesë vjet nuk e ktheu kurrë kokën nga luftëtari.
Një listë që, bashkë me Listën Serbe, e la luftëtarin me 204€ pension, shumë që nuk mjafton as për të paguar faturën e rrymës.
Një listë që tha se më mirë ishte të paguhen mercenarë e huaj sesa luftëtarët e popullit.
Një listë që nuk la ofendim e fyerje pa ia drejtuar luftëtarëve, këtu e atje, ndërkohë që ata mbahen me duar të lidhura.
Fatkeqësisht, shteti po shkon duke u shkëputur nga lufta që e solli lirinë, dhe kjo ka emër./lajmi.net/