Syla: Që nga e premtja policët po qëndrojnë në veri pa u ndërru e zëvendësu, Kurti e Sveçla le të shkojnë t’ua shohin gjendjen
Ish deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka shkruar sot se policët të cilët janë vendosur tek kanali i Ibër Lepencit në detyrë, që nga e premtja kur ka ndodhur sulmi vazhdojnë të jenë në detyrë pa u ndërruar e as zëvendësuar. Sipas Sylës, ata janë dërguar vonë, pasi ka ndodhur sulmi ku nuk ka pasur…
Lajme
Ish deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka shkruar sot se policët të cilët janë vendosur tek kanali i Ibër Lepencit në detyrë, që nga e premtja kur ka ndodhur sulmi vazhdojnë të jenë në detyrë pa u ndërruar e as zëvendësuar.
Sipas Sylës, ata janë dërguar vonë, pasi ka ndodhur sulmi ku nuk ka pasur asnjë mbikëqyrje mbi këtë pikë kyçe, ndërsa tani po mbahen të njëjtit me pauza 4/5 orëshe duke shkelur çdo parametër.
“More as erë nga siguria e organizimi rreth saj nuk keni, apo jeni duke e bë me qëllim me e i diskreditu policinë ashtu sikurse i keni dhunu e sulmu në çdo protestë. Veshni çizmet tash, shkoni prapë, shihni në çfarë gjendje është policia sot pas 4 ditësh. Ju i urreni uniformat e Kosovës njësoj sikur i keni urrejtë ato të UÇK-së”, ka shkruar Syla në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: