Syla: Albin Kurti i ka dy mundësi – me ndryshu kandidatin ose me i pranu kushtet e Fatmir Limajt

Analisti Valon Syla ka reaguar për ngërçin politik në Kuvend, duke paralajmëruar se afati 30-ditor kushtetues për zgjedhjen e Kryeparlamentarit po shkon drejt fundit. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka vetëm dy mundësi: Të ndryshojë kandidatin për Kryetar Kuvendi, që të pranohet nga partitë e tjera. Të pranojë kushtet e Fatmir Limajt për një marrëveshje…

Lajme

24/07/2025 19:45

Analisti Valon Syla ka reaguar për ngërçin politik në Kuvend, duke paralajmëruar se afati 30-ditor kushtetues për zgjedhjen e Kryeparlamentarit po shkon drejt fundit.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka vetëm dy mundësi:

  1. Të ndryshojë kandidatin për Kryetar Kuvendi, që të pranohet nga partitë e tjera.

  2. Të pranojë kushtet e Fatmir Limajt për një marrëveshje politike.

Në të kundërt, Syla thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi nuk ka vota të mjaftueshme për asnjë kandidat pa një marrëveshje të gjerë, transmeton lajmi.net

Ai kritikon Kurtin se ka humbur 6 muaj kot dhe paralajmëron se nëse nuk vepron shpejt, mund të ketë pasoja politike serioze.

Postimi i plotë:

Kushtetutë, ja me hatër ja me tutë…
Afati 30 ditësh i Kushtetutës po i afrohet fundi.
Albin Kurti i ka dy shance, ose me ndërru Kandidatin për Kryeparlamentar, që është i pranueshëm për partitë në Kuvend ose me shku me kushtet tashmë të ditura të Fatmir Limajt.
Përndryshe, moszgjedhja e Kryeparlamentarit e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Emra të tjerë si Glauk Konjufca, ose ata tjerë që i kanë përmendur edhe partitë e tjera e çojnë procesin përpara… per negociata për koalicione qe si ka numrat e sigurtë askushi.
Përndryshe zgjedhjet para zgjedhjeve lokale janë automatikisht aty sipas afateve kushtetuese dhe si pasoj e pazotësisë të fituesit të zgjedhjeve në këtë rast Albin Bllokadë Kurtit që i humbi 6 muaj kot për me u rikthy përsëri mbrapa nga fillimi.
Përndryshe Vjosa Osmani me mbrojt kushtetutën vec jep doreheqje edhe na çon nëse sdo Albin Kurti./lajmi.net/