Sveçla takohet me dy ministra turq, dënon ashpër “sulmin terrorist” në Ankara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar sot Ministrin e Brendshëm të Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler. Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me ministrat kanë diskutuar për bashkëpunimin mes institucioneve të dy shteteve dhe kanë ritheksuar përkushtimin për angazhim të mëtejmë me…

Lajme

23/10/2024 19:05

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar sot Ministrin e Brendshëm të Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me ministrat kanë diskutuar për bashkëpunimin mes institucioneve të dy shteteve dhe kanë ritheksuar përkushtimin për angazhim të mëtejmë me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët tanë dhe vendin tonë.

Sveçla ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë me qëllim të luftimit efikas të krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm, trafiqeve të ndryshme e terrorizmit.

“Vetëm pak orë pas këtyre takimeve,Turqia u trondit nga sulmi terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke në Ankara, ku sipas të dhënave humbën jetën katër dhe u lënduan 14 persona. Akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri. Dënojmë ashpër këtë sulm terrorist dhe shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: