Deputeti Shala: Puna që kjo Qeveri e bën më se miri është ikja
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar sot pas mospjesëmarrjes së vazhdueshme të partisë në pushtet në seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveri ka dështuar në çdo segment dhe po i ik përgjegjësisë e transparencës para qytetarëve, shkruan lajmi.net. “Por, puna më…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar sot pas mospjesëmarrjes së vazhdueshme të partisë në pushtet në seancat e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo Qeveri ka dështuar në çdo segment dhe po i ik përgjegjësisë e transparencës para qytetarëve, shkruan lajmi.net.
“Por, puna më e mirë që ka treguar se di ta bëjë është ikja. Ata ikin nga përgjegjësia dhe transparenca para qytetarëve. Ata kanë deklaruar se nuk do të vijnë as nesër në seancën e jashtëzakonshme të radhës për skandalet në KEK. Kështu, ngadalë por sigurt, do të ikin edhe më 9 shkurt me votën e qytetarëve!”, ka shkruar Shala në Facebook.
Në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrura nga opozita deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë.
Nesër do të mbahet seanca e radhës e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku me ftesë të ekspozitës do të diskutohet keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: