Sveçla shpreh ngushëllime për komandantin e zjarrfikësve në Gjakovë: Përkushtimi në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, Kaqun Lima. Sveçla ka thënë se Lima ka humbur jetën në krye të detyrës, shkruan lajmi.net. “Ai humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe…

Lajme

08/07/2025 23:12

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, Kaqun Lima.

Sveçla ka thënë se Lima ka humbur jetën në krye të detyrës, shkruan lajmi.net.

“Ai humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Lima, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patin fatin të punojnë me të”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: