Sveçla publikon vlerësimin e MAPL-së: Vendimi për Tulltoren është i paligjshëm
Asamblisti i LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se vendimi për Tulltoren është i paligjshëm. Sipas tij, vendimi për dhënien në shfrytëzim të Tulltorës së qytetit për 50 vjet. Është në kundërshtim me normat ligjore që e rregullojnë këtë fushë. “Ftojmë kryetarin e kryeqytetit të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike…
Lajme
Asamblisti i LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se vendimi për Tulltoren është i paligjshëm.
Sipas tij, vendimi për dhënien në shfrytëzim të Tulltorës së qytetit për 50 vjet. Është në kundërshtim me normat ligjore që e rregullojnë këtë fushë.
“Ftojmë kryetarin e kryeqytetit të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e pasurisë publike të qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ai.
Bashkë me postimin, Sveçla ka publikuar edhe vendimin e departamentit ligjor të MAPL-së.