Protesta e 1 tetorit “Jo në emrin tim”, organizohet transporti nga Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën “Jo në emrin tim” që do të mbahet në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ai ka njoftuar se do të organizohet transport për qytetarët që do të marrin pjesë në protestë. “Skenderaj…

Lajme

30/09/2026 10:38

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën “Jo në emrin tim” që do të mbahet në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai ka njoftuar se do të organizohet transport për qytetarët që do të marrin pjesë në protestë.

“Skenderaj edhe kësaj radhe do ta dëshmojë unitetin dhe qëndrimin e palëkundur përballë padrejtësive ndaj çlirimtarëve tanë. Transporti organizohet nga bashkësitë lokale në ora 12:00, ndërsa nisja e përbashkët bëhet në ora 13:00 nga Palestra Sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj. Ejani të gjithë!”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: