Sveçla: I lumtur që Kosova renditet në 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Kosova u rëndit në 10-të vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj në bazë të raportit të fundit të kompanisë amerikane Gallup. Sveçla përmes…

Lajme

28/09/2024 12:22

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Kosova u rëndit në 10-të vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj në bazë të raportit të fundit të kompanisë amerikane Gallup.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është i lumtur për këtë rezultat të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“I lumtur të shoh që raporti i fundit i kompanisë amerikane Gallup ka renditur Kosovën në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj. Kjo renditje vjen si rezultat i dëshirës së qytetarëve tanë për qetësi, rend dhe nga vullneti i institucioneve e agjencive ligjzbatuese që kjo të plotësohet. U jam falënderues të gjithëve për këtë arritje të Republikës sonë. Le të punojmë edhe më shumë që të renditemi në 5shen e parë”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/