Sveçla e rëndon gjuhën, e quan opozitën bërllok
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një tubim elektoral në Komunën e Vushtrrisë, ka thumbuar partitë opozitare në Kosovë. Para simpatizantëve të Vetëvendosjes, Sveçla i ka quajtur disa eksponentë të partive opozitare si “bërllok”, ngase sipas tij, të njëjtit kanë krahasuar Policinë e Kosovës, me policinë vrastare të kriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një tubim elektoral në Komunën e Vushtrrisë, ka thumbuar partitë opozitare në Kosovë.
Para simpatizantëve të Vetëvendosjes, Sveçla i ka quajtur disa eksponentë të partive opozitare si “bërllok”, ngase sipas tij, të njëjtit kanë krahasuar Policinë e Kosovës, me policinë vrastare të kriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Ai tha po ashtu se më 9 shkurt, partitë e “stërvjetruara”, do t’i dërgojnë në pensionim të përhershëm.
“Më 9 shkurt, partitë e vjetruara, lidershipin e tyre duhet ta dërgojmë në pensionim të përhershëm. Disa bërlloka të partive të vjetra, thanë se Policia e Kosovës, po sillet si policia e Millosheviqit në veri, si policia e Millosheviqit e cila na ka vra një mijë e 300 fëmijë, gjithsej 13 mijë shqiptarë, na ka dhunuar 20 mijë gra dhe na ka djegë 120 mijë shtëpi. Unë kam një pyetje për ju, këta bërlloka, a do t’i hedhim në kantën e bërllokut të historisë të kombit tonë?”, tha Sveçla.