Suspendohet V.S., drejtor i një departamenti në AKI
Agjencia Kosovare për Inteligjencë ka suspenduar V.S, drejtor i një departamenti në AKI.

Lajme
Siç raporton koha.net, suspendimi i tij ka ndodhur pas raportimit të KTV-së në lidhje me këtë derejtor departamenti të AKI-së.
Burime nga KTV thonë se me t’u publikuar lajmi, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi i ka telefonuar shefit të AKI-së, Bashkim Smaka për t’i raportuar në lidhje me rastin.
Pasi që Smaka në atë kohë ka qenë në pushim, ai është detyruar ta ndërpresë pushimin për të raportuar në lidhje me rastin.
Drejtori V.S. dyshohet se ka keqpërdorë pozitën e tij zyrtare në AKI.