Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës Lumturije Vuçetaj
Këshilli prokurorial ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është marrë vendim për suspendimin e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se pak minuta më parë vendimi është marrë në mbledhjen e mbyllur të KPK-së. Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin…
Lajme
Këshilli prokurorial ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është marrë vendim për suspendimin e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se pak minuta më parë vendimi është marrë në mbledhjen e mbyllur të KPK-së.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe të prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.
Gjatë ditës është bërë e ditur se Gashi do të iniciojë procedurë disiplinore dhe do të rekomandojë suspendimin e dy zyrtareve, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të thirrur për orën 13:00- gjë e cila është bërë pak më parë.
Këto rekomandime lidhen me gjetjet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSh) për veprimet dhe mosveprimet që dyshohet se kanë pamundësuar parandalimin e vrasjes së Arlinda Zekajt..
Mbledhja e KPK-së po vazhdon me dyer të mbyllura për mediat.
Letra që Arlinda Zekaj i kishte shkruar Kryeprokurores Vuçetaj.
GRUAS ME LIGJ NË DORË PO E VRITKA GRUAN-JO BURRI!
E DHIMBSHME DERI NË ASHT!!
ARLINDA ZEKAJ.