Suspendohet Berisha?
Lajm i keq për Etrit Berishën, por edhe skuadrën e Lazios. Portieri kosovar rrezikon të suspendohet me tre muaj moslojë për shkak se para transferimit në Olimpico, gjatë kohës sa ishte anëtar i ekipit suedez Kalmar, kishte arritur marrëveshje për transferim te Chievo në janar të vitit 2014, e më pas shkeli pajtimin duke iu…
Sport
Lajm i keq për Etrit Berishën, por edhe skuadrën e Lazios.
Portieri kosovar rrezikon të suspendohet me tre muaj moslojë për shkak se para transferimit në Olimpico, gjatë kohës sa ishte anëtar i ekipit suedez Kalmar, kishte arritur marrëveshje për transferim te Chievo në janar të vitit 2014, e më pas shkeli pajtimin duke iu bashkuar Lazios gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Berisha mund të suspendohet nga FIFA në fillim të muajit shkurt.
Edhe pse marrëveshja e tij me Chievon u përshkrua si e parregullt për faktin se Berisha nuk kishte ndihmë nga një përkthyer për t’i mësuar detajet e kontratës, dhe ai e nënshkroi atë pa prezencën e menaxherit të tij, futbollisti mund të suspendohet.
Kurse, Lazio nuk rrezikon asgjë. Berisha është paraqitur si titullar për Lazion në secilin duel të deritashëm gjatë këtij viti.