Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Takimi është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku është diskutuar për çështje me interes të përbashkët dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, raporton lajmi.net…

Lajme

31/05/2026 12:20

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Takimi është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku është diskutuar për çështje me interes të përbashkët dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, raporton lajmi.net

Pas takimit, dy ministrat pritet të adresohen para mediave në një konferencë të përbashkët, ku do të bëjnë të ditura detaje nga bisedimet dhe temat e trajtuara gjatë takimit./Lajmi.net/