Suspendohen për dy ndeshje dy yjet e Ballkanit që u ndëshkuan me të kuq ndaj Prishtinës

Prishtina këtë javë arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Ballkanin.

Sport

18/03/2022 18:24

Pas plotë 120 minutave lojë, “Bardhëkaltërit” kaluan tutje duke triumfuar me rezultat të ngushtë 1:2 në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Në këtë takim, dy yjet e “Xhebrailava”, Albion Rrahmani dhe Theofilus Solomon u ndëshkuan me karton të kuq, ndërsa tani janë suspenduar për dy ndeshjet na komisioni disiplinor.

“Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 9, Albion Rrahmani dhe nr ID#000840M00. Goditje me taka të ngritura nga mbrapa në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.

“Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 45, Theofilus Solomon dhe nr ID#028313M97. Në minuten e 120, ndërhyrje në lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.

Kujtojmë, se Ballkani është duke ‘luftuar’ për titullin kampion dhe deri me tani është lider në tabelë./Lajmi.net/