Suspendohen nga Policia e Kosovës dy zyrtarë të hetimit të krimeve ekonomike

Dy drejtorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit janë suspenduar nga Policia e Kosovës

Lajme

25/07/2019 16:23

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia, teksa është sqaruar se suspendimi i tyre ka ardhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda disiplinore, shkruan lajmi.net.

Policia në këtë rast thotë se ka pasur edhe shkelje penale, dhe se lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

olicia e Kosovës njofton se sot më datë 25.07.2019  janë suspenduar përkohësisht nga puna për 48 orë, dy (2) zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës. Suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të renda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale andaj lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoriatin Policor të Kosovës. /Lajmi.net/