Krasniqi: Kurti synon ta mbaj sa më gjatë kontrollin mbi Presidentin, LDK i mundësoi atij të blej kohë dhe të zbeh efektin politik të Osmanit
Albert Krasniqi nga D+, ka shkruar në lidhje me çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka pas qëllim të gjej një zgjidhje për këtë çështje, ndërsa ka thënë se po synon ta mbaj sa më gjatë kontrollin mbi këtë post përmes prodhimit të krizave politike dhe zvarritjes së proceseve. “Që nga…
Lajme
Albert Krasniqi nga D+, ka shkruar në lidhje me çështjen e Presidentit.
Ai ka thënë se Kurti asnjëherë nuk ka pas qëllim të gjej një zgjidhje për këtë çështje, ndërsa ka thënë se po synon ta mbaj sa më gjatë kontrollin mbi këtë post përmes prodhimit të krizave politike dhe zvarritjes së proceseve.
“Që nga shpallja e aktgjykimit të Kushtetueses, strategjia ka qenë të amortizohet efekti politik që një afrim i Osmanit me LDK-në mund të sillte. Rrjedhja e votave synohej të ndalej përmes “negociatave” të fokusuara vetëm me LDK-në. Duke rënë në këtë kurth politik, LDK jo vetëm që i mundësoi Kurtit të blejë kohë, por edhe të zbehte efektin politik që Osmani mund të prodhonte”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: