Surroi ia kthen Dellit: Unë shkrimtar ti punëtorë i një kompanie

Inati mes ish ambasadorit amerikan, Christopher Dell dhe publicistit Veton Surroi duket se nuk po mund ta shuajë as largësia.

Lajme

23/10/2015 00:18

Publicisti Surroi ju ka përgjigjur postimit të djeshëm të ish ambasadorit Dell, i cili kishte akuzuar Surroin për prishje të imazhit të Kosovës në botë.

Krejt debatin mes tij dhe Dellit e ka cilësuar si debat mes një punëtori dhe të një shkrimtari.

“Një puntor Bechtel-Enkas, filiali Afrikë, po e akuzon një shkrimtar të Kosovës se po ia prish imazhin. Atij? Asaj? Kosovës? Afrikës? Firmës?”, ka shkruar Surroi.

Ndërkohë, hiq më larg se dje, Dell kishte sulmuar Surroin duke thënë se e gjithë hakmarrja dhe përpjekja e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe rrjedhën e ngjarjes nuk mund t’i ndryshojë dy fakte:

Presidentja Jahjaga ka bërë më shumë për Kosovën në imazhin ndërkombëtar se sa çdokush tjetër ka bërë, ose do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai apo dikush tjetër) për t’i shërbyer kombit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretën e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetues”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar edhe vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO, më tutje Dell thotë se “mendjet e vogla kritike” duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotësjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyll me “Krenar me Presidenten”.