Supremja mbyll vitin me 2 mijë e 209 lëndë, por 544 ende presin vendim

Është mbajtur Seanca e parë e Përgjithshme e Gjykatës Supreme për vitin 2026, e drejtuar nga kryetari Fejzullah Rexhepi, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, përfshirë ata nga Dhoma e Posaçme. Gjatë seancës, kryetari Rexhepi prezantoi Raportin Vjetor të punës për vitin 2025, duke theksuar një shkallë efikasiteti prej 93.21 për qind. Në vitin 2025, Gjykata Supreme…

Lajme

12/01/2026 21:02

Është mbajtur Seanca e parë e Përgjithshme e Gjykatës Supreme për vitin 2026, e drejtuar nga kryetari Fejzullah Rexhepi, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, përfshirë ata nga Dhoma e Posaçme.

Gjatë seancës, kryetari Rexhepi prezantoi Raportin Vjetor të punës për vitin 2025, duke theksuar një shkallë efikasiteti prej 93.21 për qind. Në vitin 2025, Gjykata Supreme ka përfunduar 2.209 lëndë, ndërsa 544 lëndë mbeten të pakryera. Gjithsej janë pranuar 2.370 lëndë të reja dhe në punë kanë qenë 2.753 lëndë.

Po ashtu, u diskutua dhe u miratua Plani i Punës për vitin 2026, ku prioritet kryesor mbetet unifikimi i praktikës gjyqësore. Për këtë qëllim, do të mbahen tryeza diskutimi me gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, Komerciale dhe Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij procesi, do të themelohet edhe Zyra për Hulumtim, Publikim dhe Monitorim, e cila do të monitorojë zbatimin e praktikave të unifikuara dhe përputhshmërinë e tyre me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj)./kp