Superliga vazhdon sot me tri ndeshje – vëmendja te Prishtina – Ballkani

Sot do të luhen tri ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

Sport

20/02/2022 09:01

Gjashtë skuadra zbresin sot në fushë në kuadër të Superligës së Kosovës, me vëmendjen kryesore që shkon për ndeshjen Prishtina – Ballkani, shkruan lajmi.net.

‘Bardhekaltërit’ presin skuadrën e Ballkanit, për ndeshjen që luhet me fillim nga ora 13:30.

Paraprakisht luhen ndeshjet mes Dukagjinit e Drenicës dhe ajo mes Feronikelit e Gjilanit (të dyja nga ora 13:00).

Gjilani pritet që pa telashe të marrë fitore kundër Feronikelit, dhe lehtë mund të jenë liderët e ri të kampionatit.

Gjilani dhe Ballkani futen me nga 38 pikë në këtë xhiro dhe të dyja synojnë tejkalimin e Dritës që ka 38 pikë dhe këtë javë gaboi ndaj Llapit. /Lajmi.net/