Superliga rikthehet në fundjavë me xhiron e tetë – vëmendja te derbi Drita – Gjilani
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet e javës së tetë kampionale. Vëmendja kryesore e xhiros do të jetë në derbin e madh të futbollit kosovar mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan lajmi.net. Sfida mes rivalëve të përbetuar të Anamoravës luhet të dielën në Lipjan. Takim tjetër shumë interesant do të zhvillohet edhe…
Sport
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet e javës së tetë kampionale.
Vëmendja kryesore e xhiros do të jetë në derbin e madh të futbollit kosovar mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Sfida mes rivalëve të përbetuar të Anamoravës luhet të dielën në Lipjan.
Takim tjetër shumë interesant do të zhvillohet edhe në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit, dy ekipet më në formë deri më tani këtë edicion.
Prishtina luan si mysafire e Fushë Kosovës, Liria pret Malishevën, e Dukagjini mirëpret Feronikelin ’74.
Të gjitha përballjet e kësaj xhiroje luhen me fillim nga ora 15:00.
Çiftet dhe orari i plotë:
E shtunë:
Liria – Malisheva
Ballkani – Llapi
E diel:
Drita – Gjilani
Dukagjini – Feronikeli ‘74
E hënë:
Fushë Kosova – Prishtina./Lajmi.net/