Janina Ymeri: Administrata e Kurtit është e kapur nga mafia energjetike
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka akuzuar administratën e Albin Kurtit se është e kapur nga mafia energjetike. Ajo tha se asnjëherë nuk i është vërtetuar që rryma nuk merret nga Vuk Hamoviq. “Këta me mafi energjetike e kanë keq, po tani me qata janë bo”, ka thënë Ymeri në Klan Kosova. “Edhe…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka akuzuar administratën e Albin Kurtit se është e kapur nga mafia energjetike.
Ajo tha se asnjëherë nuk i është vërtetuar që rryma nuk merret nga Vuk Hamoviq.
“Këta me mafi energjetike e kanë keq, po tani me qata janë bo”, ka thënë Ymeri në Klan Kosova.
“Edhe pavarësisht se thotë psh. ‘që nuk kemi transaksion me Vuk Hamoviq’, asnjëherë nuk ma kanë vërtetu që s’janë t’u me marrë rrymën prej tij”.
Ymeri vijoi duke thënë se situata me gazin amerikan nuk ka të bëjë me ndonjë inat të Kurtit me Amerikën, por vetëm me profiterizëm dhe me të qenit “të kapur nga mafia”.
“Prej kujt e marrim na rrymën, edhe kujt ia japim rrymën, nuk janë prodhues”.
“Me ideologji s’ka. Profiterizëm. Nuk është najfar interesi a najfar inati me Amerikë, që po i shoh do media, po është: fiton ma shumë prej importit. Edhe mendoj që janë të kaptë prej mafisë energjetike edhe interesat që i kanë pasë para se me ardhë në Qeveri janë veç t’u i shty tutje”.