Superliga e Kosovës vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja te derbi Drita – Ballkani

Superliga e Kosovës vazhdon në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të. Dy ndeshje do të luhen të martën, dy të mërkurën dhe një të enjten. Vëmendja padyshim se do jetë në Gjilan te dueli kryesor i kësaj xhiroje, i cili mund të sqarojë shumëçka rreth titullit të kampionit do të jetë ai mes…

Sport

10/03/2025 13:59

Superliga e Kosovës vazhdon në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.

Dy ndeshje do të luhen të martën, dy të mërkurën dhe një të enjten.

Vëmendja padyshim se do jetë në Gjilan te dueli kryesor i kësaj xhiroje, i cili mund të sqarojë shumëçka rreth titullit të kampionit do të jetë ai mes Dritës dhe Ballkanit.

Llapi do të përpiqet të këndellet në udhëtim me Ferizajn, teksa Gjilani luan në transfertë ndaj Malishevës.

Prishtina pret në shtëpi Dukagjinin, kurse Suhareka Feronikelin 74′./Lajmi.net/