Super ndeshje në shortin e Ligës së Kampionëve, kryesorja Barcelona – PSG

Është hedhur shorti në në Nyon të Zvicrrës për garën më prestigjioze evropiane të futbollit në nivel të klubeve, Ligën e Kampionëve.

Sport

14/12/2020 12:25

Ky short vendosi përballë njëra-tjetrës 16 skuadra të cilat në dy ndeshje vajtje-ardhje do të synojnë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.

Nuk munguan as befasitë, ku derbi më i madh cilësohet të jetë ndërmjet  Barcelonës dhe Paris-Saint Germain.

Këto janë 16 skuadrat që do të përballen në mes vete./Lajmi.net/

Borussia Monchengladbach – Manchester City

Lazio – FC Bayern Munchen

Atletico Madrid – Chelsea

RB Leipzig – Liverpool

FC Porto – Juventus

Barcelona – PSG

Sevilla – Borussia Dortmund

Atalanta – Real Madrid