Super-Muriqi godet sërish, Bilbao nuk e ndal dot sulmuesin kosovar
Vedat Muriqi ka vazhduar paraqitjen e shkëlqyer ndaj Athletic Bilbaos, duke realizuar edhe golin e dytë për Mallorcan në sfidën e javës së 20-të të La Ligës. Sulmuesi kosovar u shfaq vendimtar në minutën e 42-të, kur fillimisht dështoi nga pika e bardhë, por reagoi shpejt pas rikthimit të topit dhe e dërgoi atë në…
Sport
Vedat Muriqi ka vazhduar paraqitjen e shkëlqyer ndaj Athletic Bilbaos, duke realizuar edhe golin e dytë për Mallorcan në sfidën e javës së 20-të të La Ligës.
Sulmuesi kosovar u shfaq vendimtar në minutën e 42-të, kur fillimisht dështoi nga pika e bardhë, por reagoi shpejt pas rikthimit të topit dhe e dërgoi atë në rrjetë për rezultatin 2:1, transmeton lajmi.net.
— ↪️ @CenterOfGoals – Follow (@CathernPat31978) January 17, 2026
Ky ishte goli i dytë personal i Muriqit në këtë takim dhe i 13-ti në kampionat për këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të lartë.
Megjithatë, gëzimi i Mallorcas nuk zgjati shumë, pasi Athletic Bilbao arriti të rikthehet shpejt në lojë dhe ta barazojë rezultatin në 2:2./lajmi.net/