Super-kompjuteri identifikon 77 ilaçe që mund të mposhtin koronavirusin
Një super-kompjuter ka identifikuar 77 ilaçe që mund të shërbejnë si një kornizë për të ndihmuar studiuesit të gjejnë një kurë për koronavirusin.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/03/Screenshot_1-83.jpg)
Auto & Tek
I njohur si ‘Summit’, super-kompjuteri IBM ishte ngarkuar nga studiuesit në SHBA të Laboratorit Kombëtar Oak Ridge që të gjente një kurë të mundshme për COVID-19, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Studimi u përqendrua në metodën që virusi përdor për t’u lidhur me qelizat dhe kërkoi komponime kimike që mund ta parandalojnë atë nga veprimi i tillë.
Studiuesit në Shtetet e Bashkuara thanë se ata tani kanë një listë të ilaçeve që mund të funksionojnë për t’u lidhur me virusin dhe për ta parandaluar atë nga injektimi i qelizave.
“Ne hipotezojmë se molekulat e identifikuara mund të rivlerësohen për të kufizuar njohjen virale të qelizave pritëse dhe / ose ndërprerjen e ndërveprimeve të virusit kryesor”, thane shkencëtarët.
Testime të mëtejshme eksperimentale në listën e identifikuar të kimikaleve tani janë të nevojshme për të përcaktuar nëse ndonjë prej tyre mund të përdoret për të krijuar një trajtim për virusin. /Lajmi.net/