Super ekipi i Pepsit

Kur gjiganti i pijeve freskuese Pepsi vendosi të krijojë një ekip me yje të futbollit për kampanjën e re të marketingut, vështirë se kishte menduar se do të bashkojë një grup të këtillë. Yjet e Premierligës si Sergio Aguero, David Luiz dhe Robin van Persie janë ‘bashkëlojtarë’ së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.…

Sport

16/01/2014 13:20

Kur gjiganti i pijeve freskuese Pepsi vendosi të krijojë një ekip me yje të futbollit për kampanjën e re të marketingut, vështirë se kishte menduar se do të bashkojë një grup të këtillë.

Yjet e Premierligës si Sergio Aguero, David Luiz dhe Robin van Persie janë ‘bashkëlojtarë’ së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Mirëpo, në skuadër ka vend edhe për sulmuesin e huazuar të Liverpoolit, Victor Moses i cili së fundmi u paraqit së bashku me Messin dhe Cristiano Ronaldon në një reklame të Samsungut.

Edhe pse vështirë se gjen minutazh për Reds në Premierligë, Moses i është bashkuar skuadrës së yjeve që do të luajnë rol në kampanjën e marketingut dhe promovimit në prag të Kampionatit botëror dhe pas tij.