Sunny Hill Festival zyrtarizon Keinemusik në Prishtinë
Festivali “Sunny Hill” ka njoftuar artistët e parë kryesorë që do të performojnë në edicionin e tij të radhës, duke konfirmuar se në skenë do të ngjiten @adamport dhe @rampa_keinemusik nga kolektivi i njohur gjerman Keinemusik. Në njoftimin zyrtar, organizatorët shprehen entuziastë për këtë pjesëmarrje, duke theksuar se Keinemusik gëzon një bazë të madhe fansash…
ShowBiz
Festivali “Sunny Hill” ka njoftuar artistët e parë kryesorë që do të performojnë në edicionin e tij të radhës, duke konfirmuar se në skenë do të ngjiten @adamport dhe @rampa_keinemusik nga kolektivi i njohur gjerman Keinemusik.
Në njoftimin zyrtar, organizatorët shprehen entuziastë për këtë pjesëmarrje, duke theksuar se Keinemusik gëzon një bazë të madhe fansash në mbarë botën dhe se Prishtina do të jetë një nga ndalesat e tyre të rëndësishme verore.
“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar t’i mirëpresim në skenë @adamport & @rampa_keinemusik. Keinemusik ka një ndjekje globale dhe jemi gati t’u tregojmë se Sunny Hill është vendi ku duhet të jesh,” thuhet në njoftim./Lajmi.net/
View this post on Instagram