Sulmuesi i pazëvendësueshëm

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers bëri lëvdata të reja për Luis Suarezin duke insistuar se nuk mund të vendos një qmim për sulmuesin të cilin “nuk do ta shkëmbeja me askënd”. Së fundmi kanë filluar të bëhen krahasime mes Suarezit dhe Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, dy futbollistëve më të mirë në botë. Dhe, pas…

Sport

08/12/2013 08:43

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers bëri lëvdata të reja për Luis Suarezin duke insistuar se nuk mund të vendos një qmim për sulmuesin të cilin “nuk do ta shkëmbeja me askënd”.

Së fundmi kanë filluar të bëhen krahasime mes Suarezit dhe Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, dy futbollistëve më të mirë në botë.

Dhe, pas një tjetër paraqitje fantastike të uruguaianit në fitoren e Liverpoolit ndaj West Hamit me rezultat 4:1 të shtunën, ku ai shënoi golin e 14-të në 10 ndeshje, Rodgers ka thënë se Suarez është i pazëvendësueshëm në Anfield Road.

“Nuk mendoj se mund të vendosni një çmim për të dhe nuk do të dëshiroja ta bëj”, deklaroi menaxheri i ‘Reds’.

“Ai ka edhe dy vjet e gjysmë kontratë me ne dhe nëse shikoni vazhdimësinë në lojën e tij dhe mënyrën si është duke luajtur, atëherë për momentin është në mesin e futbollistëve më të mirë në botë. Shumica e skuadrave në botë do ta dëshironin ta kishin Luis Suarezin”, përfundoi ai.