Sulmoi një punëtor që po punonte në rrugë në Ferizaj – policia identifikon të dyshuarin
Një rast i sulmit ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj. Siç njofton policia, një punëtor i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person tjetër. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është kontaktuar për intervistim. ‘’Më…
Lajme
Një rast i sulmit ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj. Siç njofton policia, një punëtor i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person tjetër.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është kontaktuar për intervistim.
‘’Më 07.03.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “12 Qershori” është raportuar një rast sulmi.
Sipas raportimit, punëtori i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person i dyshuar.
Në vendngjarje ka reaguar patrulla e policisë. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si vepër penale “Sulmi”.
Është identifikuar i dyshuari i ketij rasti dhe është kontaktuar për intervistim.
Për detaje tjera do te njoftoheni me raport vijues’’, ka njoftuar Policia.