Sulmoi KFOR-in dhe Policinë e Kosovës në 2023-tën, arrestohet një i dyshuar në Zveçan
Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arresturar të dielën në Zveçan një person me inicialet I.M. Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale: – Sulm ndaj personit zyrtar; – Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm; – bashkim për veprimtari ; kundërkushtetuese; – rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare;…
Lajme
Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arresturar të dielën në Zveçan një person me inicialet I.M.
Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale:
– Sulm ndaj personit zyrtar;
– Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm;
– bashkim për veprimtari ; kundërkushtetuese;
– rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare;
“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: