Rasti i Vezir Hazirajt, prokurorja: Ne i kemi dhënë shkaqet pse kemi kërkuar paraburgimin e tij, presim vendimin e Gjykatës

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje. Pas përfundimit të seancës dëgjimore, prokurorja Saide Gashi ka bërë të ditur se Prokuroria ka paraqitur para gjykatës arsyet dhe bazat mbi të cilat është mbështetur…

Lajme

16/08/2026 17:06

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, prokurorja Saide Gashi ka bërë të ditur se Prokuroria ka paraqitur para gjykatës arsyet dhe bazat mbi të cilat është mbështetur kërkesa për paraburgim.

 

“Prokuroria sapo e përfundoi seancën dëgjimore të lidhur me caktimin e masës apo vendosjen lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin. Kemi dhënë shkaqet, arsyet për krejt bazat e kërkesës dhe tani presim vendimin e gjykatës, edhe pse mbrojtja nuk e ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për masën e caktimit”, ka thënë Gashi.