Sulmohet nga dy persona me shufra hekuri, viktima merr lëndime të rënda trupore
Një person është sulmuar fizikisht me shufra hekuri nga dy persona tjerë në Kqiq të Madh të Mitrovicës së Jugut Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit kanë sulmuar viktimën me shufra hekuri pas një mosmarrëveshje paraprake. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.…

Lajme
Një person është sulmuar fizikisht me shufra hekuri nga dy persona tjerë në Kqiq të Madh të Mitrovicës së Jugut
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit kanë sulmuar viktimën me shufra hekuri pas një mosmarrëveshje paraprake.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë Jug / 04.09.2025 – 20:50. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./