Sulmohen një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik në Spitalin e Mitrovicës

Një incident ka ndodhur sot në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”. Rreth orës 11:00, një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik, janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të punës. “Sulmi ka ndodhur  teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar. Si…

Lajme

15/01/2026 12:11

Një incident ka ndodhur sot në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

Rreth orës 11:00, një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik, janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të punës.

“Sulmi ka ndodhur  teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar. Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor. Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet  shpejt, në përputhje me ligjin”, kanë njoftuar nga Spitali. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: