Sulmi në Orlando: Numri i viktimave mund të rritet
Mjekët i druhen faktit se bilanci i të vdekurve mund të rritet pas sulmit mbi klubin e natës ”Pulse” në Orlando, ku të dielen një person i armatosur vrau 49 veta dhe plagosi dhjetëra në sulmin më të rëndë terrorist që nga 11 shtatori 2001.
Bota
Gjashtë viktima vazhdojnë të jenë dhe sot në gjendje kritike në spitalin e Orlandos, ku janë drejtuar dhjetëra pacientë, skenë të cilën një nga mjekët e përshkroi si “skenë lufte”.
”Rreth 27 pacientë ndodhen akoma në qendrën spitalore të Orlandos, gjashtë prej të cilëve janë te reparti intensiv”, tha mjeku Mike Cheatham në një konferencë për shtyp.
Një ekip i kirurgëve përshkroi pamjen e prurjes së viktimave në spital si ”shkarkim mallrash” dhe menjëherë është shfaqur nevoja për mjekë shtesë