Sulmet ndaj Shoqërisë Civile, Kryeziu: Populizimi i ka verbuar, i ka bërë peng të ambicieve të tyre për pushtet të pakontrolluar

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar rreth sulmeve ndaj shoqërisë civile. Ai ka thënë kjo e fundit e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e kushtetutës së Kosovës, e jo atë të Beogradit. ‘‘Nuk ia vlen të komentosh çdo mendim të politikanëve infantilë që qarkullon në politikën e Kosovës. Por sa i përket kësaj…

Lajme

23/08/2025 15:08

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar rreth sulmeve ndaj shoqërisë civile. Ai ka thënë kjo e fundit e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e kushtetutës së Kosovës, e jo atë të Beogradit.

‘‘Nuk ia vlen të komentosh çdo mendim të politikanëve infantilë që qarkullon në politikën e Kosovës. Por sa i përket kësaj fushatës kundër shoqërisë civile, se gjoja na qenka me Serbinë?!

Shoqëria civile nuk e ndjek rrugën e Beogradit e as të Tiranës – ajo e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e kushtetuës të Republikës së Kosovës. Nuk është shoqëria civile që ka ndryshuar rrugë, por disa që e kanë harruar të tyren – ose nuk e kanë ditur kurrë. Sot i ka verbuar populizmi dhe i ka bërë peng të ambicieve të tyre për pushtet të pakontrolluar’’, ka shkruar ai.

Për këto sulme më herët ka shkruar edhe Eugen Cakolli. Ky i fundit tha se ato po bëhen nga eksponentë të VV-së dhe se të njëjtat nuk janë të papritura.