Sulmet bizare ndaj fëmijëve, kush i “kontrollon” edukatoret?
Në tre vjeçar u dyshohet se është keqtrajtuar nga tri edukatore në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë- Kosovë. Lidhur me këtë rast pati reagime të shumta, ndërsa janë aktivizuar edhe organet e rendit, shkruan Lajmi.net. Policia tashmë i ka arrestuar tri edukatoret e dyshuara, ndërsa në kopshtin ku ndodhi ngjarja tronditëse kanë dalë edhe…

Lajme
Në tre vjeçar u dyshohet se është keqtrajtuar nga tri edukatore në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë- Kosovë.
Lidhur me këtë rast pati reagime të shumta, ndërsa janë aktivizuar edhe organet e rendit, shkruan Lajmi.net.
Policia tashmë i ka arrestuar tri edukatoret e dyshuara, ndërsa në kopshtin ku ndodhi ngjarja tronditëse kanë dalë edhe inspektorët e ministrisë së arsimit dhe drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë.
Por ky nuk është rasti i vetëm që fëmijët janë pre e dhunës në kopshte, vende këto ku parashihet që ata të kenë kujdes.
Në shkurt të këtij viti në Mitrovicë kishte ndodhur një rast i ngjashëm. Edukatorja e kishte sulmuar fëmijën.
Ky rast ishte bërë publik nga nëna e fëmijës ndërsa edhe nga drejtuesit e kopshtit ishte pranuar se kishte pasur dhunë ndaj fëmijë
Rast tjetër kishte ndodhur në Prishtinë ku në një kopsht privat në Prishtinë, edukatorja kishte ushtruar dhunë ndaj një fëmiju.
Edhe në Ferizaj hiq më larg se disa ditë më parë, në një kopsht privat nëna kishte denoncuar se fëmija i saj kishte pësuar dhunë në kopshtin që e dërgonte, ndërsa rasti ishte tentuar që të mbahej I fshehtë nga ajo dhe publiku nga drejtuesit e kopshtit.
Kosova është vend që përballet me mungesën e kopshteve në krahasim me kërkesë e madhe të prindërve, ku përveç atyre publike ka një numër të madh edhe të atyre private.
Çerdhet publike menaxhohen nga drejtoritë e arsimit në komunat përkatëse, ndërsa ato private janë të obliguara që të licencohen nga Ministria e Arsimit.
Por sa kontrollohen ato nga inspektorët e Ministrisë së Arsimit lë për të dëshiruar duke pasur parasysh rastet të cilat janë bërë publike për dhunën e ushtruar. /Lajmi.net/